Katër foto të autostradave janë shpërndarë vazhdimisht në postime të shumta në Facebook dhe Twitter që pretendojnë se janë shkrepur në Filipine.
Megjithatë, ky pretendim është i rremë, fotot në të vërtetë tregojnë autostradat në Kosovë dhe Japoni.
Fotografitë janë shpërndarë në Facebook më 19 gusht 2020, shkruan Reporteri.
Fotografitë, pretendohet se janë realizuar mes dy qyteteve Naga dhe Danao në provincën qendrore të Cebus në Filipine, ku autoritetet planifikojnë të ndërtojnë një autostradë midis dy qyteteve.
Të njëjtat foto u shpërndanë si në Facebook edhe në Twitter.
Pretendimi, megjithatë, është i rremë. Këto foto paraqesin autostradat e Kosovës dhe janë publikuar në faqen “Eksploroni Kosovën – me Bujar Gashin”.
Bëhet fjalë për autostradës Arbën Xhaferi, që kalon nëpër Grykën e Kacanikut. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.