Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Sergy Koryak, ka thënë se nëse zbulohet vaksina kundër coronavirusit, në rastin më të mirë vaksinat e para në Kosovë do të arrijnë në qershor të vitit të ardhshëm.
Koryak ka folur për situatën në Kosovë për çka ka thënë se është mjaft e vështirë dhe ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet për mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienës.
Ai ka deklaruar se këto rekomandime janë mjetet e vetme për të luftuar Covidin dhe fatkeqësisht vaksina në rastin më të mirë në Kosovë mund të arrijë në qershor të vitit të ardhshëm.
“E urrej të ripërsëris veten, por duhet të them se mjetet e vetme për t’u mbrojtur nga Covidi janë vendosja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjienës. Prandaj duhet të veprojmë së bashku në mënyrë që të fitojmë këtë betejë. Kjo situatë nuk është e përkohshme fatkeqësisht dhe do të zgjas gjatë. Fatkeqësisht prognoza më e mirë për vaksinimit është se në Kosovë vaksinat e para do të arrijnë në qershor 2021”, ka deklaruar Koryak.
Zyrtari i OBSH-së në Prishtinë këto deklarata i ka dhënë gjatë ceremonisë së dorëzimit të 238 oksigjeno-koncentratorëve për spitalet e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.