×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkon në 498 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 15:04

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 6 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, duke e çuar kështu shifrën totale në 498.


    Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 141 raste të reja pozitive me coronavirus, ndërsa 143 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar, shkruan Reporteri.net.

    Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!