×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “E lidhën në banjo dhe e vranë më thikë”, dëshmitë tronditëse nga vrasja e 91-vjeçarit në Vlorë

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 15:16

    Detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e të moshuarit Seri Petanaj ditën e djeshme në lagjen 4 Heronjtë në Vlorë.


    Pista kryesore e ngjarjes mbetet grabitja. Burime zyrtare nga policia thanë për “Balkan Web” se kanë dyshime se pista kryesore mbetet vrasja nga persona të afërt, apo banorë të zonës të cilët mund të kenë njohur mirë 91-vjeçarin.

    91-vjeçarit nga ekspertiza mjekoligjore në trup i janë gjetur katër plagë thike, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.

    Nga blutë e Vlorës nuk përjashtohet as pista e konfliktit të çastit apo edhe motive të tjera, por pista më e nxehtë është ajo e grabitjes.

    Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje në komisariatin e Vlorës 9 persona më tepër në cilësinë e dëshmitarit, por ende nuk dihet nëse është rënë në gjurmët e autorit.

    Një prej personave të pyetur është dhe djali i viktimës, i cili ishte i pari që bëri denoncimin në polici.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!