Ishte prilli i vitit 2019, kur ish Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kishte përuruar fillimet e punimeve në rrugën kryesore për në komunën e Shtërpcës.
E ky segment ishte premtuar do të përfundoi brenda 180 ditëve punë.
Mirëpo tani e më shumë se 16 muaj ajo ende nuk është përfunduar.
Rruga që lidhë kalon nëpër Shtërpcë dhe lidhë qendrën turistike Brzovicën është dëmtuar edhe më shumë, gjë e tillë ka ngjallë reagime edhe të banoret e kësaj zone.
Banorët e Shtërpcës kanë paralajmëruar edhe protestë të dielën, ditën kur sipas tyre Brezovica vizitohet më shumë nga politikanët.
Përderisa të shqetësuar me gjendje e rrugës është edhe doktori i Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare në Drekoc, Ard Hakiu.
Hakiu për Gazetën Infokus thotë së rruga po shkakton shumë probleme dhe ka menduar të lë punën pasi që e tërë paga po shkon në rregullimin e veturës.
“Po mos te ishte pandemia dhe keq ardhja për banoret e kësaj ane jam menduar disa herë me lan punën për shkak rrugës dhe po thuaj se gjithë paga me shkon për rregullim veturës si pasoj e rruge”, ka thënë Hakiu.
E të njëjtin problem e ka edhe shoferi i ndihmës së shpejt, Zymer Ahmeti i cili çdo ditë është në rrugë më pacientet.
“Shpeshherë ka pas plasje gumës kur ka qen duke vozit pacientin dhe vonesa e shkaktuar nga rruga ka rreziku jetën e pacientit” shprehet ai.
Kujtojmë që tenderi për të ndërtuar këtë rrugë e ka fituar “Bageri Company”, të cilës iu janë ndanë mbi 1.2 milionë euro për ndërtimin e saj.
/Reporteri.net/