×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi propozon testimin e të gjithë stafit të KEK-ut

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 0:08

    Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut, në mbledhjen e mbajtur sot, ka udhëzuar menaxhmentin t’i fillojë menjëherë procedurat e nevojshme ligjore dhe administrative për testimin e të gjithë stafit të korporatës me testim serologjik, si dhe për këtë ka ndarë edhe mjetet e nevojshme financiare.


    Sipas një komunikate të KEK-ut, bordi i përkohshëm gjithashtu ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e performancës gjashtë mujore dhe atë të pasqyrave financiare në korporatë deri më 30 qershor.

    “Për më tepër, Bordi i përkohshëm ka kërkuar mobilizim shtesë të menaxhmantit në adresimin e gjetjeve të auditorit të jashtëm dhe atij të brendshëm, gjithnjë në funksion të përmirësimit të përformancës operative e financiare dhe në instalimin e kontrolleve të mirëfillta të brendshme. Në fund, Bordi përkohshëm ka inkurajuar menaxhmentin që të vazhdojë përgatitjet për jetësimin e një studimi të mirëfilltë të fizibiliteit për Termocentrlin Kosova A dhe hartimin e një strategjie zhvillimore të korporatës”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!