×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilanci i fundit i COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 8:04

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.


    IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.

    Vetëm në 24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Ndryshe, nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë infektuar me virusin COVID-19, 498 mjekë, 1000 infermierë, laborantë, mami dhe profesionistë të tjerë, si dhe 500 punonjës të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!