×
  • Lajme
  • Botë

    Franca regjistron rekord rastesh me COVID-19 që nga heqja e karantinës

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 8:11

    Franca ka regjistruar 6,111 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e lartë që prej se vendi doli nga karantina.


    Po ashtu, ky bilanc është i dytë më i lartë i arritur ndodnjëherë në vend.

    Numri më i lartë i të infektuarve brenda një dite u regjistrua më 30 mars kur u konfirmuan  7,578 raste në 24 orë dhe vendi ishte ende i izoluar.

    Ministria Franceze e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në vend tashmë ka shkuar në 259.698.

    Të mërkurën, Franca regjistroi 5,429 raste të reja me Covid-19 , që ishte po ashtu një rekord i ri pas heqjes së karantinës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!