×
  • Lajme
  • Lajme

    15 pacientë të prekur me COVID-19 në Pejë janë në gjendje të rëndë

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 9:09

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 58 pacientë të prekur me COVID-19.


    Në raportin 24 orësh të spitalit bëhet e ditur se  15 nga këta pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 44 po trajtohen me oksigjenoterapi dhe 2 janë në respiratorë, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 3 pacientë nga COVID-19.

    Ky është njoftimi i plotë:

    3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 58 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 44 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
    Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 185 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
    19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
    4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore fhe 2 të gjinisë femërore.
    203 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,277 analiza, ndërsa janë kryer 5 Operacione.
    Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 112 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 87 Rëntgena, 14 EHO dhe 11 CT-ja. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!