×
  • Lajme
  • Botë

    Burrë e grua nga Malësia e Malit të Zi vdesin në aksident trafiku në Amerikë

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 11:38

    Në një aksident komunikacioni në Amerikë kanë vdekur burrë e grua nga Mali i Zi, Biserë Rami dhe Muharrem Frulkcaj.


    Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes shkrimeve në Facebook.

    “Një grua fantastike, nga një familje e mrekullueshme tipike Malësore, me vlera të mëdha njerëzore, Biserë Rami Frluçkaj ndërroi jetë me burrin e saj në një aksident të komunikacionit”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

    “Sot me 28 Gusht e kishte marr biletën për të ardhur në Malësi, që ti votonte dhe suportonte partitë Shqiptare, si njeri i mirë që ishte, me zemër të pastër, që e donte atdheun e vet, por jeta e njeriut është e tillë, i ndodhi rreziku në New Jersey, tek George Washington bridge, ku humbi jetën tragjikisht me bashkëshortin e saj, Muharem Frluçkaj” thuhet tutje në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!