Shefja e Administrimit të Shkollave të Ministrisë së Arsimit të Serbisë për Kosovën Jasmina Dedic, ka thënë se viti shkollor në komunitetin serb në Kosovë do të fillojë më 1 shtator dhe se gjithçka është gati për fillimin e procesit.
“Gjithçka do të varet nga situate epidemiologjike në terren jo vetëm në Kosovë por edhe në shkolla. Në çfarëdo rasti mësimi online do të fillojë më 1 shtator. Do të vlerësojmë nëse klasët do të kombinohen dhe si do të shkojë”, tha Dedic për portalin Kosovoonline.
Ajo shtoi se drejtorët e shkollave kanë pranuar udhëzime nga Ministri i Edukimit, Mladen Sarcevic se ata mund të kenë autonomi në organizimin e mësimdhënies në shkollat e tyre dhe se do të veprojnë me rrethanat e tyre.
“Në shkolla, kryesisht gjithçka është gati për fillimin e mësimit, në disa komunitete në jug të lumit Ibër, shpërndarja e dezinfektuesve është në process dhe do të kompletohet këtë fundjavë”, tha Dedic. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.