×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbyllet një segment i rrugës “Agim Ramadani”

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 12:55

    Për shkak të asfaltimit, të shtunën (nesër), një segment i rrugës “Agim Ramadani”, prej udhëkryqit të rrugës “Arkitekt Karl Gega” deri tek udhëkryqi i rrugës “Eqrem Qabej” do të jetë i mbyllur për trafik.


    Ndalimi i qarkullimit do të vlejë për periudhën nga 8.00 deri në 15.00, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës të premten.

    Në rrugën “Agim Ramadani” po punohet tash e sa kohë. Pos asfaltimit dhe trotuareve të rinj, po shtohet edhe shtegu për biçikleta. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!