×
  • Lajme
  • Botë

    Shtëpia e Bardhë ka blerë 150 milionë teste të shpejta për COVID-19

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 12:59

    Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany njoftoi për blerjen e 150 milionë testeve të shpejta COVID-19.


    Kështu së paku ka shkruar në llogarinë personale në Twitter, McEnany, e cila nuk ka dhënë shumë detaje të tjera.

    “Ky është një zhvillim i madh që do të ndihmojë vendin tonë të mbetet i hapur, t’i kthejë amerikanët në punë dhe fëmijët të kthehen në shkollë!”, shkroi 32-vjeçarja.

    Wall Street Journal raporton se marrëveshja me Laboratorët Abbott kap shumën e 750 milionë dollarëve.

    Ndryshe, testi i ri quhet BinaxNOW COVID-19 Ag Card, dhe duhet të bëhet brenda shtatë ditëve nga ndjesia e parë e simptomave të coronavirusit.

    Mostra merret duke përdorur një shtupë hundore dhe më pas futet në aparatin për testim, i cili ka formën e një kartele bankare dhe kushton vetëm pesë dollarë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!