×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Organizoi ceremoni festive, mbyllet për 6 muaj restoranti në Shkodër

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 13:43

    Policia e Shkodrës ka gjobitur me 3 milionë lekë pronarin e një restoranti, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.


    Gjithashtu, policia i ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit këtij biznesi për një periudhë 6 muaj.

    Njoftimi i policisë:

    Vau i Dejës/Shkodër

    Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me 3.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ishte organizuar një ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

    Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetases A. Z. masën administrative 3.000.000 lekë si dhe pezullimin e ushtrimit të aktivitetit për një periudhë 6 muaj.

    Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./abcnews.al /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!