Bashkimi Evropian po shqyrton sanksione të reja kundër Turqisë, në lidhje me kërkimet e saj për gaz në Mesdheun lindor, një rajon i diskutuar me Greqinë, tha sot kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.
“Në mungesë të përparimit në këtë çështje, ne mund të zhvillojmë një listë masash të mëtejshme kufizuese”, u shpreh ai, pas një takimi dyditor të ministrave të jashtëm të BE-së në Berlin.
Këto sanksione më pas do të diskutohen gjatë samitit tjetër, më 24 shtator.
Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë ashpërsuar gjatë muajve të fundit, me Turqinë që vazhdon shpimet për hidrokarbure në Mesdhe dhe Greqinë që i konsideron të paligjshme ato shpime. /ATSH-DPA/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.