×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Anija ushtarake greke zbarkoi në Himarë? Kapiteneria e Vlorës ‘ul gjakrat’, sqaron çfarë ndodhi

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 23:04

    Mediat në Shqipëri sot publikuan një foto në të cilën shfaqej një anije ushtarake. Duke iu referuar dëshmive të banorëve të zonës, të cilët siguruan edhe foton e publikuar, fregata ishte greke dhe kishte nisur patrullimet shumë pranë tokës shqiptare.


    Ndërkohë një reagim ka ardhur në redaksi edhe nga Kapiteneria e Vlorës, e cila pretendon se anija në foto nuk është greke po shqiptare. Sipas tyre, anija bashkë me tre të tjera ka patrulluar në breg, në kuadër të një operacioni stërvitor dhe se ka pasur në bord flamurin shqiptar.

    “Ishin anijet tona, po zhvillonim një stërvitje. Anijet tona mbajnë flamurin kuq e bardhë me shqiponjë të zezë, pra flamuri luftarak,”-bëjnë me dije burime nga kapiteneria e Vlorës.

    Kohët e fundit situata në vend është tensionuar, pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis i cili deklaroi në parlament, se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në Jon.

    Qeveria shqiptare është akuzuar nga opozita për mungesë transparence, ndërsa janë hedhur edhe dyshime për një marrëveshje të fshehtë midis dy vendeve. Ndërkohë vetë kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë akuzat, se Greqia po tenton të grabisë ujrat territorialë shqiptarë, ndërsa shtoi se Greqia po ushtron të drejtën që ia jep Konventa për Detin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!