×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pëson aksident të rëndë me motor, vdes 18 vjeçari shqiptar në Itali

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 13:58

    Mbrëmjen e djeshme në Pesaro, Itali ka humbur jetën 18 vjeçari nga Shqipëria, Rusjon Kërçuku.


    Kërçuku ishte student dhe punonte në një restorant në Cattolica kamarier.

    Gjatë kthimit në shtëpi ai po ngiste një motor skuter dhe më pas ishte përplasur aksidentalisht me një shtyllë, ku për fat të keq humbi jetën.

    Mediat Italiane njoftojnë se aksidenti ka ndodhur gjatë natës rreth orës 23:30 në rrugën Interquartieri, në pjesën e Via Pertini që të çon nga Iper Rossini në rrugën Borgheria.

    Policia është duke hetuar të gjitha pistat për të kuptuar shkakun e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!