Protestuesit kundër djegies së Kuranit nga ana e përkrahësve të së djathtës ekstreme së Suedi janë përleshur me policinë gjatë disa orëve të trazirave.
Veturat u dogjën dhe shitoret u shkatërruan gjatë përleshjeve në qytetin jugor të Malmös, por tashmë gjërat janë kthyer nën kontroll, shkruan BBC.
Të premten, policia ia ndaloi politikanit të së djathtës ekstreme Rasmus Paludan që të marrë pjesë në tubimin ku u dogj Kurani.
Por përkrahësit e tij vazhduan pavarësisht ndalimit.
Policia Suedeze e kthyen tek kufiri Paludanin, duke thënë se ka ndalim të hyjë në shtet për dy vjet.
Kreu i partisë të së djathtës ekstreme Stram Kurs (Vija e ashpër) ishte akuzuar me një muaj burgim për një sërë shkeljesh përfshirë racizmin në Danimarkë në fillim të këtij viti.
Ai u dënua për postimin e videove anti-islamike në kanalet e partisë së tij nëpër mediat sociale. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.