×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Vit i mbrapshtë, vullneti i votuesit u vendos në pazar tavolinash e marrëveshjet u bënë nën to

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 21:01

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, shkaku i pandemisë COVID-19 e ka vlerësuar vitin 2020 si vit të mbrapshtë.


    Sipas tij vit i mbrapshtë ishte edhe për politikën kosovare, pasi vullneti i votuesve u vendos në tavolinë pazaresh dhe marrëveshjet u bënë nën tavolina, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Avdyli ka thënë se acarimi politik është vulosur nga virusi i përqarjeve politike e distancimi nga vlerat demokratike.

    Tutje ai uron që ky vit i mbrapshtë të mbarojë sa më shpejt dhe t’i kthehemi vlerave të mirëfillta.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Viti 2020 viti mbrapshtë ku më shumë shkruamë -Ngushllime sesa Urime.

    Vit i mbrapshtë ku izolimi u bë sinonim i mbijetesës e distancimi social mes nesh u rrit si asnjeherë më parë. Qytetarët më sdo pyesin sa fitoi ai po a mbijetoi muajin apo falimentoi.

    Ky vit mbetet i mbrapshtë edhe për politikën Kosovare, ku vullneti i votuesit u vendos në pazar tavolinash e marreveshjet u bënë nën tavolina .

    Acarimi politik mes partish u vulos nga virusi i përqarjeve politike e distancimi nga vlerat demokratike .Ky vit i mbrapshtë do kujtohet edhe si vit kur vijat e kuqe aleancash te vendosura në letra u zverdhën në prapaskena partneritesh të fshehura.

    Dhashtë zoti që ky vit i mbrapshtë të mbaroi sa më shpejtë e ti kthehemi vlerave të mirefillta.

    Ti kthehemi komunikimit normal, dashurisë e respektit, mbajtjes së premtimit , e sinqeritetit, e me qytetarin të afrohemi e të shikohemi në sy pa drojë nga virusi e shkelja e besimit të tyre në ne nga lojrat që ndodhën.

    Unë jam optimist siq 2020, ky vit mbrapshtë do mbaroi edhe ditët e rikthimit në vlerat e mirëfillta do vijnë. Pas çdo nate sa do errët që është, vie dita edhe më ndritshme. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!