×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një 47-vjeçar gjendet i vetëvarur në afërsi të banesës në Librazhd

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 21:53

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Librazhd.


    Një 47-vjeçar është gjetur i vetëvarur në pemë pranë banesës së tij.

    ‘’Më datë 29.08.2020, rreth orës 19:50, është gjetur nga familjarët dyshohet i vetvarur në një pemë pranë banesës, shtetasi A. A., 47 vjeç.’’, informon policia.

    Nga hetimi paraprak dhe deklaratat e familjarëve dyshohet se vuante nga depresioni dhe se më herët ka tentuar të vetëhelmohet.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!