×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku shkon në veri të Mitrovicës, shkruan për gjendjen e shqiptarëve atje

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 23:49

    Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka njoftuar se këtë fundjavë e ka kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës, duke vizituar qytetarët tanë atje.


    Përmes një postimi në Facebook, ai tha se gjatë takimit me ta kuptova për së afërmi sfidat dhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohen dhe njëkohësisht indinjatën e tyre ndaj mungesës së mbështetjes institucionale.

    Ai poashtu deklaroi se sfidë e madhe mbetet rivitalizimi i urës së ibrit, i cili paraqet problem në levizjen e lirë të njerëzve.

    Kurse për punimet e lumit ibër, projekt që do t’i ofroj pamje të mira qytetit, ai tha se po bëhen vetëm në anën jugore, sepse në anën veriore nuk është bërë asnjë hap.

    Postimi i plotë:

    Këtë fundjavë vendosa t’ia kushtoj qytetarëve tonë shqiptarë të cilët jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.

    Gjatë takimeve me ta, kuptova për së afërmi sfidat dhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohen dhe njëkohësisht indinjatën e tyre ndaj mungesës së mbështetjes institucionale.

    Problem mjaft i madh dhe i veçantë mbetet edhe më tej rivitalizimi i urës së Ibrit i cili paraqet pengesë në lëvizjen e lirë të njerëzve, kurse punimet në rregullimin e shtratit të lumit Ibër i cili është një projekt madhështor që do të ofroj pamje jashtëzakonisht të bukur të qytetit të Mitrovicës duket se po vazhdojnë vetëm në anën jugore sepse në atë veriore nuk është bërë asnjë hap i vetëm.

    https://www.facebook.com/mergim.lushtaku/posts/3289331574481336

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!