Tani në Prishtinë do të jetë edhe busti i mikut të madh të Kosovës, senatorit Bob Dole.
Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës ka njoftuar se busti i Dole do të zbulohet sot, me rastin e 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Dole.
Ceremonia e zbulimit të bustit do të mbahet në ora 13:30, në rrugën Bob Dole në lagjen Dardania në Prishtinë, ndërsa të pranishmëve dhe mediave do t’u drejtohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka.
Po ashtu, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla do të bëjë zbulimin e pllakës përkujtimore për nder të këtij përvjetori në sheshin Nënë Tereza para “Grand Hotel Prishtina”, në ora 11:00.
Ndërsa, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të hapë ekspozitën e fotografit Hazir Reka, me fotografi unike nga vizita e delegacionit të senatit amerikan më 29 gusht të vitit 1990. Hapja e ekspozitës do të bëhet në ora 11:10 para “Grand Hotel Prishtina. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.