×
  • Lajme
  • Lajme

    200 euro për test në laboratorin e Devollëve, reagon Hoti: Askush s’guxon të përfitojë jashtë normave

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 11:09

    Gazeta Online “Reporteri.net” është media e parë që ka raportuar dje se si në laboratorin privat “Medical&Laboratory Services” i cili është në pronësinë e vajzës së Blerim Devollit, Vlera Devollit, testi për coronavirus RT PCR kushton hiç më pak se 200 euro.


    Fatura e lëshuar nga ky laborator e publikuar në rrjetet sociale vërteton se çmimi për testin molekular për COVID-19 kap shifrën e 200 eurove.

    Pas raportimeve ka reaguar kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut.

    Hoti ka bërë thirrje që të raportohen rastet e keqpërdorimeve nga këto laboratorë.

    “Situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt dhe me efikasitet të plotë ndaj të gjthëve pa perjashtim. Raportoni rastet”, ka shkruar Hoti në Facebook.

    Zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës kanë thënë për Express se nëse laboratori në fjalë vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë këto shkelje ligjore dhe mund të mbyllet.

    Laboratori i vajzës së Blerim Devollit ndodhet në Prishtinë.

    Numri i ulët i testimeve nga institucionet publike shëndetësore, ka bërë që shumë qytetarë të kryejnë testet për COVID-19 në laboratore private.

    Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë kur ka licencuar laboratorët privatë për kryerjen e testeve molekulare dhe atyre serologjike, pati njoftuar se çmimet do sillen prej 20 deri në 50 euro. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!