×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të jetë e detyrueshme marrja e vaksinës kundër COVID-19?

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 23:29

    Konspiracionet rreth vaksinës kundër COVID-19 kanë mbërritë edhe në botën shqiptare dhe se frika e injektimit të një çipi ka bërë që një pjesë e shoqërisë të mendojnë injorimin e vaksinimit kundër pandemisë që gjunjëzoi botën.


    A do të jetë e detyrueshme marrja e vaksinës apo do të jetë vendim individual?

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj thotë se nuk do të jetë e detyrueshme, e detyrueshme do të jetë sjellja e saj në Kosovë nga ana e qeverisë.

    “Nuk e kemi të detyruar me ligj por ne (qeveria) duhet ta ofrojmë. Ajo cka unë e kam obligim është që ta siguroj…” – ka thënë Zemaj për “Indeks-Intervistë”.

    “Jemi duke punuar që të hyjmë në programin e sigurimit të vaksinës kundër covid19. Një pjesë është e siguruar, diku, 20 përqinshdshi I mbulueshmërisë së gjithë qytetarëve.

    Po punojmë që kurdo që mund të adaptohet dhe të pranohet në treg, jemi duke lobuar që të kemi dhe sigurimin e plotë për gjithë qytetarët tanë” – ka deklaruar Zemaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!