Numri i të shëruarve nga Covid-19 në Kosovë po vazhdon të rritet.
Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 118 pacient, derisa numri i përgjithshëm i atyre që e kanë fituar betejën me këtë virus ka shkuar në 9 mijë e 473.
Ndërkohë edhe numri i viktimave është rritur.
Aktualisht kemi 516 viktima derisa gjatë 24 orëve të fundit 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Që nga marsi, kur u raportuan rastet e para me Covid-19, në vendin tonë janë konfirmuar 13 mijë e 334 raste pozitive, nga 50 mijë e 683 persona të dyshimt për virusin SARS-CoV-2.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 3 mijë e 345. Derisa komuna më e prekur vazhdon të mbetet Prishtina. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.