×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 8:07

    Për sot janë paralajmëruar pesë ngjarje e aktivitete të cilat do të mbahen gjatë ditës në Kosovë dhe përbëjnë kalendarin e sotëm ditor të ngjarjeve në vend.


    Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e jashtëzakonshme në lidhje me gjendjen e arsimit në Komunën e Prizrenit. (Kuvendi i Komunës, Prizren, ora 10.00).

    Mbahet takimi i 184-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Për shkak të COVID-19, takimi do të organizohet nëpërmjet video-konferencës. (Ora 10.00).

    Federata e Futbollit të Kosovës mban konferencë për media para ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe Greqisë. (Hotel “Emerald”, ora 11.00).

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në përurimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Reçanë, projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës. (Ora 12.10).

    Kolegji AAB prezanton rezultatet e hulumtimit “Fëmijët online në Kosovë, përdorimi i internetit dhe eksperiencat”, mbështetur nga MASH-i. (Kolegji AAB, Biblioteka universitare, Fushë Kosovë, ora 14.00). /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!