Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e të hënës në spitalin Attica të Athinës në Greqi.
Një pacient shqiptar i identifikuar si Petro Çako 59-vjeç ka qëlluar me thikë infermieren dhe më pas është hedhur nga kati i katërt i spitalit duke gjetur vdekjen.
Infermieria i tregoi grupit hetimor se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti pasi kishte dëgjuar alarmin për ndihmë nga dhoma e tij, por sapo ishte futur brenda ai e kishte qëlluar me një thikë kuzhine.
Sipas mediave greke 59-vjeçari ishte i shtruar në spital prej dy javësh.
Policia greke po heton shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që infermierja 32-vjeçare nënë e dy fëmijëve po merr ndihmë mjekësore. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.