Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas lajmit se në laboratorin i cili është në pronësinë e vajzës së Blerim Devollit, një test RT PCR kushton 200 euro.
Ai ka thënë se në vend të arsyetimve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qoftë me çmime të larta të pabaza, qoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurencës, shkruan Reporteri.net.
Mustafa thotë se virusi nuk është një e mirë luksi që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para, por një fatkeqësi me të cilën po përballen qytetarët pa dallim.
Postimi i tij i plotë:
Virusi Covid-19 nuk është një e mirë luksi, që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para. Është një fatkeqësi me të cilën po përballen qytetarët, pa dallim.
Prandaj askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qoftë me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar. IM /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.