Kosova po vazhdon të përballet me coronavirusin. Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 3 mijë e 334 raste, shkruan Reporteri.net.
Kështu ka njoftuar sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Kosovë.
IKSHPK ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 120 raste të reja të infektimit, janë shëruar 122 pacientë kurse kanë vdekur nëntë të tjerë.
Prej marsit kur janë paraqitur raste e para të infektimit me COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 525 persona.
Numri total i rasteve pozitive sipas të dhënave të bëra publike nga IKSHPK është 13 mijë e 454 raste.
Deri më tani janë testuar 51 mijë e 135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 .
Ndërkohë sipas të dhënave të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës nëpër spitalete vendit po trajtohen 356 pacientë të konfirmuar me COVID-19, e prej të cilëve 35 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Në QKUK dhe klinikat e saj po trajtohen në total 120 pacientë me COVID-19, ndërsa në shtatë spitalet rajonale 236 pacientë, shkruan Reporteri.net.
Në respiratorë janë shtatë pacientë, ndërsa 28 janë me maska CPAP. Me oksigjenoterapi janë 298 pacientë, është njoftuar në raportin spitalor të SHSKUK./Reporteri.net