Pak ditë para takimit Kosovë-Serbi që do të mbahet në Shtëpi të Bardhë me ndërmjetësimin amerikan, presidenti serb, Aleksandër Vuciq është takuar me emisarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak.
Për takimin me Vuciq ka shkruar Lajcak në Twitter duke thënë se ka pasur një takim të dobishëm me presidentin serb.
Ai thotë se së bashku kanë folur lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, duke shtuar se ka kërkuar dinamizim të këtij procesi.
“Një takim substancial dhe i dobishëm me Presidentin e Serbisë për aktualitetin .Unë shpreha gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta bërë më dinamik dialogun”, ka shkruar Lajcak.
Substantive and useful meeting with President of Serbia @predsednikrs @avucic about the state of play. I expressed the readiness of ?? to make the Dialogue more dynamic. pic.twitter.com/fYme83QVjs
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 31, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.