Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti gjatë një vizite sot në Prizren është takuar me kryetarin e kësaj komune Mytaher Haskuka dhe zyrtarë të tjerë komunalë.
Gjatë kësaj vizite, kreu i Vetëvendosjes së bashku me kryetarin Haskuka kanë vizituar panairin vjetor të librit në këtë komunë.
Kryetari Kurti me këtë rast falënderoi të gjithë shitësit për kontributin e tyre, derisa foli për rëndësinë e librit në edukim, kulturë dhe shtet-ndërtim.
https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157102610912000?__xts__%5B0%5D=68.ARC-sTz9s51Tc3el2H9hMIDNLsymlDXnY215UlbjQGTddv-SE9JqVfPE8Y_kfPirtQ8GtxhJiRCDB9mF-4qYNtXlh_k5ly8Z6L32Sp2LRdk1BZ9L7vk2DUwAfrEAk9raBUa_64hp5Qn0CJGfAI0J8dhmPlQV2DyH8KyLfmW2OpWxfs6G4ak5t_LvQU4sByUPvfbxg2ut2E9K2tnafkzrw7vW7FChag7g6VTw119vcVnaclIsx0jHiNMp-n_SY0h7l-F8mcmww0DLD6fur9XBlfvuLNhTcmgL0dDrqej80AmPkvbSIASufYpCCfhG_2Vb-mjkJOSQbJKPL066gA&__tn__=-R
Gjatë ditës, kryetari i Lëvizjes Albin Kurti mori pjesë edhe në përurimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Reçan.
Sipas kryetarit Haskuka, gurthemeli i vitit të kaluar, tanimë është shndërruar në një zyre të re të gjendjes civile që ofron mbi 700 shërbime në ditë për banorët e shtatë fshatrave.
Ndërsa, Kurti ka thënë se hapja e kësaj zyre është në kuadër të zotimit të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren për decentralizimin e shërbimeve në mënyrë që ato të jenë sa më afër qytetarëve.