×
  • Lajme
  • Lajme

    Glauk Konjufca për takimin në Washington: Delegacioni i Kosovës ka shkuar pa legjitimitet dhe pa agjendë

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 20:48

    Ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka kritikuar qeverinë Hoti për shkuarjen në takimin e 4 shtatorit në Washington, duke thënë se shkon pa agjendë, dhe pa legjitimitet.


    “Ky është njëri prej takimeve që në kuadër të negoaciatave më së paku do të dihet për agjendën e tij. Kur nuk e di as Qeveria e Kosovës, që e pranoi edhe zv.kryeministri Tahiri, do të thotë nuk dihet se cilat tema do të ngriten saktësisht në këtë fazë të dialogut, aq më pak mund ta dinë qytetarët e Kosovës. (Delegacioni i Kosovës) nuk ka shkuar e legitimiuar në këtë proces”, ka thënë Konjufca në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë më tej se për shkak lëshimeve që ka bërë pala kosovare, Serbia e ka krijuar një pozicion në të cilin i ka bindur krerë ndërkombëtarë se çka është e gatshme me dhënë Kosova. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!