×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmëron Konjufca: Nëse i këputet një copë Kosovës, organizojmë protesta masive

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 23:06

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij nuk po organizon protesta për shkak të situateës me pandeminë, pasi në të kundërtën do të organizonte dhjetë të tilla.


    Por Konjufca për TV Dukagjini nuk e ka përjashtuar mundësinë që VV do të organizojë protesta nëse rrezikohet territori i vendit me marrëveshjen përfundimtare që synohet të arrihhet me Serbinë, duke paralajmëruar se situata mund të eskalojë, shkruan Reporteri.net.

    “Nëse qeveria e krijon Serbinë e vogël brenda Kosovës apo një marrëveshje e cila ia këputë një copë Kosovës, unë mendoj që atëherë nuk ka kuptim shëndeti publik e as rregullat e shëndetit publik, është për me mbrojtë ekzistencën e shtetit, a ka me ekzistu Kosova a jo. Atëherë mundet me dalë situata prej kontrollit, në formë të protestave masive, të cilat po i shohim prej Gjermanisë e tutje”, ka thënë Konjufca në TV Dukagjin.

    Konjufca ndërkaq ka kritikuar qeverinë Hoti, duke thënë se ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë pa legjitimitet dhe pa agjendë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!