Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, vlerëson se në delegacionin që mori udhë dje për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të duhej të merrnin pjesë edhe partitë opozitare por edhe njerëz nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
“Është gabim i madh që partitë opozitare nuk janë bërë pjesë e këtij delegacioni. Do të duhej të përfaqësoheshim më mirë. Ka pasë mundësi edhe brenda koalicionit për këtë. Për mendimin tim në prapavijë është dashur të jetë ndonjë personalitet nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës”.
“Arsyeja e parë përvoja dhe ekspertiza profesionale, e dyta; lidhjet që mund t’i kenë pasë dhe e treta; eksperienca politike që ata kanë. Mosha mesatare në delegacion është e re. Nuk ka njerëz me eksperiencë aty”, është shprehur Demaj, njofton Klan Kosova.
Demaj në Sytë 7 ka thënë Kryeministri Avdullah Hoti do të duhet që kur të vjen koha për arritjen e marrëveshjes të përcaktohet që në përbërje të delegacionit të ketë profesionistë.
“Kryeministri Hoti dhe koalicioni qeverisës duhet të përcaktohet me njerëz profesionistë, njerëz me përvojë nga politike me të cilët do të ketë konsulenca atje që Kosova të përfaqësohet sa më mirë”.
“Nëse bisedimet nuk sjellin njohjen reciproke atëherë këto bisedime nuk kanë kuptim”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.