×
  • Lajme
  • Lajme

    Veç me familjarë në veturë lejohet mos-mbajtja e maskave, ndryshe 35 euro dënim

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 9:59

    Tashmë ka disa ditë prej kur hyri në fuqi Ligji anti-COVID, i cili u votua nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.


    Derisa, ky ligj parasheh edhe masa rigoroze, për ata që thyejnë rregullat e vëna nga IKSHPK në luftën kundër përhapjes së virusit korona, një nga to është edhe bartja e maskave, ku s’po mungojnë as dënimet.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një postimi në FB ka dhënë sqarime dhe një herë në lidhje me bartjen e maskës se në cilat vende lejohet, në të kundërtën gjoba është 35 euro.

    Ky është postimi i tij:

    Ligji nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, në nenin 24, pika 5, përcakton se “personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për bartjen e maskës, dënohet me gjobë 35 euro”.

    Më poshtë, disa shembuj nga CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) se ku duhet dhe ku nuk duhet bartur maskën.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158700465470816&set=a.340298465815&type=3

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!