×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermieri i QKUK-së që trajtoi rastet e rënda me Covid-19, u dënua për mosmbajtje të maskës në veturë

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 10:42

    Një qytetar është dënuar me 35 euro gjobë për shkak se nuk kishte të vendosur maskën brenda veturës të cilën ishte duke e vozitur. Bëhet fjalë për infermierin e Klinikës së Gjinekologjisë Liburn Dema, i cili ka punuar për 1 muaj në intensivën e Mjekësisë Sportive ku trajtohen rastet e rënda me Covid.


    Në Fletëparaqitjen për kundërvajtje te përshkrimi i kundërvajtjes shkruan: “I njëjti gjatë vozitjes nuk kishte të vendosur maskën mbrojtëse ndaj COVID-19”.

    Gjoba është shqiptuar nga Policia në rajonin e Gjilanit, në kohën kur Dema po voziste veturën dhe brenda ishin bashkëshortja e tij dhe fëmijët.

    Vendimi i Qeverisë së Kosovës obligon mbajtjen e maskave jashtë shtëpisë, ndërsa Ligji i miratuar anti Covid ka përcaktuar gjobën prej 35 euro për mos mbajtjen e maskave por nuk ka specifikuar se në cilat rrethana duhet të dënohen qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!