Demokracia Studentore nëpërmjet një komunikate për media kanë thënë studentët janë kategoria më varfër e që atyre vazhdimisht po iu bëhet presion për kryerjen e pagesave të semestrave por edhe shërbimeve tjerë.
Për çka kanë kërkuar që në kohë pandemi studentët të lirohen nga këto pagesa.
“Studentët janë kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na bëhet presion nga fakultetet për t’i kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në këtë kohë pandemie studentët të lirohen nga të gjitha pagesat, pasi që studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”, thuhet në komunikatën për media.
Demokracia Studentore theksoi se studentët nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga familja, andaj thotë se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë parasysh gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në kohë pandemie dhe t’i përfshijë në pakon emergjente. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.