Dy punëtorë të Kompanisë për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) janë arrestuar dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan.
Policia njofton se ata janë arrestuar për shkak se kanë sulmuar fizikisht një person.
Sipas njoftimit, dyshohet se deri te ngjarja erdhi pas një mosmarrëveshje rreth veturës që e kishin parkuar në vend të gabuar.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Deçan 31.08.2020,11:58. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, punëtorë të KEDS-it, të cilët pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturës së tyre të cilën e kishin parkuar në vendpunishte e kishin sulmuar viktimën mashkull kosovar, i cili në atë vende kishte qenë duke punuar në rrugë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.