×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e ish-ushtarit të UÇK-së në Drenas: Policia në kërkim edhe të një personi tjetër

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 12:31

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së në Nekovc të Drenasit më datë 22 gusht.


    Por është në kërkim edhe të një personi tjetër i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë rast, por ende nuk ka arritur ta kapë, pra i njejti gjendet në arrati.

    Gazeta Online “Reporteri.net” merr vesh se policia e ka kërkuar personin në fjalë në fshatin Nekovc, por nuk e ka gjetur, përkundër se kishte marrë informatë se gjendet aty.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se mbrëmë njësitet e policisë kanë shkuar në Nekovc të Drenasit për ta kapur të dyshuarin e katërt, por parezultat.

    Policia thotë se lidhur me rastin e vrasjes që ka ndodhë në fshatin Nekovc të Drenasit, me datën 22 gusht 2020, hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë dhe gjyqtarin e procedurës paraprake po vazhdojnë të ndërmarrin veprimet operative dhe hetimore në përputhje me autorizimet që kanë.

    “Përveç tre personave të dyshuar që janë vetëdorzuar , policia është në kërkim edhe të një personi tjetër i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rast. Sa i përket pyetjeve tuaja ju njoftojmë se mbrëmë rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se peson i cili është në kërkim ndodhet në atë zonë dhe menjëherë nga ana e zyrtarëve policor, në koordinim me prokurorin (urdhër verbal), në dy lokacione (në shtëpinë e tij dhe në shtëpinë e një të afërmi), është kërkuar personi i dyshuar, mirëpo nuk është hasur nga policia”, ka thënë Policia për Reporteri.net.

    Policia thotë se që nga data 27 gusht, rasti është proceduar në prokurori dhe çdo veprim që merret nga ana e policisë bëhet në koordinim të plotë me prokurorinë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!