Nëntë kadetë shqiptarë sapo janë diplomuar në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi. Ata pritet të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka nëpërmjet llogarisë së saj në “Facebook”, duke theksuar se Forcat e Armatosura shqiptare janë të arsimuar dhe profesionistë.
“9 kadetë shqiptarë sapo u diplomuan në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi. Marjo Meni, Ismail Canaj, Kristi Myrtollari, Klaudio Shkëmbi, Kristi Bazaj, Ditmar Hoxha dhe Franc Bazaj nga Forca Tokësore, Rodilen Allkanjari nga ajo Detare dhe Juxhin Marku nga Forca Ajrore, do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare. FA e arsimuar dhe profesioniste!”, shkruan Xhaçka krah fotos me nëntë kadetët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.