Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi më në fund ka folur publikisht rreth transferimit të tij tek Lazio.
Lojtari i Fenerbahce publikisht ka kërkuar që të transferohet tek Lazio, transmeton Indeksonline.
“Fenerbahce ka një vend të veçantë tek unë. Unë dua të largohem nga këtu me një lamtumirë elegante, duke qenë hallall, duke u përqafuar. S’kam qenë asnjëherë pjesë e negociatave. Lazio do të paraqitet në Serie A dhe Ligë të Kampionëve, është një hap i rëndësishëm për të ardhmen time”.
“Sidoqoftë, kjo zgjatje e procesit ka filluar të më lodhë. Do të ishte mirë që të përfundonte sa më shpejtë”, ka thënë Muriqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.