Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se nuk beson se në Washingotn do të ndodhin vetëm marrëveshje të çështjeve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Unë nuk besoj se në Washington do të ndodhin vetëm marrëveshje të çështjeve ekonomike”, është shprehur Tahiri.
Ajo tha se në atë takim do të vendosen bazat e marrëdhënies miqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Besoj se aty do të vendosen bazat e marrëdhënies miqësore në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Tahiri.
“Duhet kujtuar se pavarësia e Kosovës është e ligjshme në bazë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, shtoi Tahiri në emisionin Pressing të T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.