×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Mamurras, humb jetën 23-vjeçari

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 22:01

    Një 23-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë.


    Në këtë aksident është përfshirë një mjet tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q dhe një ciklomotor, drejtuesi i këtij të fundit humbi jetën gjatë transportimit për në spitalin e Traumës në Tiranë.

    Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!