×
  • Lajme
  • Lajme

    Përkrahës të Kurtit e vendosin fotografinë e tij në vetura

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 22:48

    Disa përkrahës të Albin Kurtit, kanë vendosur posterin e tij nëpër veturat e tyre.


    Kjo ishte përkrahja që e mori dy ditë para zgjedhjeve.

    E me 6 tetor, kjo mbështetje u përkthye në votë kur Albin Kurti u bë lideri më i votuar në Kosovë.

    Por, përkrahjen dhe simpatinë për ish kryeministrin, votuesit e tij e shprehin edhe në forma të tjera.

    Madje, Flori Haxhiaj nga Istogu ka vendosur një poster të ish kryeministrit, në pjesen e përparme të veturës së tij.

    Për T7, ai tregoi pse e bëri këtë veprim.

    E kur nuk është në veturë, Haxhiaj është kujdesur që Kurtin ta shoh çdo ditë.

    Mirëpo, kjo nuk është vetura e vetme që ka posterin e Kurtit.

    Liridon Ramushi që jeton në Zvicër, simatinë për Kurtin e ka shprehë përmes kësaj fotografie.

    Por krahasimi me mafiozin më të njohur italian, nuk është se do t’i pëlqente liderit të LVV-së.

    Megjithatë, dashuria për atë që udhëheqi 4 muaj me vendin mbetet e madhe.

    Mbështetjen në poupull edhe mund ta ketë, por kjo në rastin e Kurtit nuk u pa si garancë përt të qëndruar në pushtet.

    Pas 51 ditësh në qeveri, ai u shkarkua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!