×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përplasje të reja Rama-Meta për kufirin detar me Greqinë

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 8:48

    Pas debatit te diteve te fundit Presidenti i vendit, Ilir Meta, i ka kërkuar informacion në rrugë zyrtare kryeministrit Rama, në lidhje çështjen e kufirit detar me Greqinë.

    Sipas burimeve në media, Meta, kërkon nga Rama, informacione në lidhje me bisedat që ka pasur ky i fundit me zyrtarët grekë për detin dhe vecanerisht me homologun Misotakis. Ndonese kryeministri pati sqaruar ne nje l’état publike kete, kjo nuk i ka njaftuar presidentit. ”

    Unë dhe kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotaqis, nuk kemi folur ende për këtë çështje, as kur jemi ulur në takimin e parë në New York, as kur jemi ulur në takimin e dytë në Athinë dhe as në ndonjë rrethanë tjetër, kur jemi takuar në këmbë apo kemi komunikuar në telefon – njëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, kur ai është treguar një mik shumë i çmuar i Shqipërisë dhe ka kontribuar megjithë zemër për operacionet e shpëtimit të jetëve nën rrënoja. Dhe herën tjetër kur kemi këmbyer opinionet për masat kundër Covidit”. Por pavaresisht ketij qendrimi publik, Meta mesohet te kete kembengulur.“Kërkoj informacion mbi komunikimin me kryeministrin grek apo zyrtarë të tjerë. Kërkoj informacion mbi qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare për çështjen e detit. Kërkojmë informacion për veprimet që do ndërmarrë qeveria shqiptare”, shkruhet në letrën e tij.

    Tre dite me pare Rama pati bere ironi me shqetesimin e kreut te shtetit per kete teme. Ai reagoi nga Vjena se presidenti Meta nuk duhet te ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e vendit fqinj,“Presidenti duhet të informohet mirë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë dhe të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e detit të Greqisë, që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Mos ta ngatërrojë, mos të hedhë fjalën sikur ‘hajde të mbrojmë Kushtetutën’, sepse këtu nuk ka fare lidhje Presidenti dhe as Kushtetuta. Është si puna e Kanioneve të Skraparit, ka shkëmbinj nga njëra anë dhe nga ana tjetër dhe në mes rrjedh ujë.Konventa iu ka dhënë të drejtë të dy shkëmbinjve të marrin nga ky ujë. Kështu që presidenti të jetë shumë i qetë, sepse nuk është rasti për të bërë ‘rafting’ me Kushtetutën dhe me një cështje të marrëdhënies ndërkombëtare dhe të fqinjësisë”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!