Rrugët e dëmtuara tashmë janë një pamje e zakonshme në kryeqytet.
Kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha, ka dalë për të inspektuar gropat në rrugët e kryeqytetit, e që fatkeqësisht janë të shumta.
Ai përmes një videoje, të publikuar në Facebook, tregon një gropë të thellë mbi një metër, në njërën nga rrugët më të frekuentuara të Prishtinës.
Berisha thotë se kjo është e turpshme, duke treguar se thellësinë e gropës të cilën nuk mund ta prekë me dorë.
“Ktynehere,vite e vite me perpara, ne kohen e Ismet Beqirit, shtresat e aslfaltit i matsha me meter e tash, sot e mata orjentimisht me metoda arkaike, shih videon me poshte, nje grope tash e sa muaj s’ka kush qe po del t kete force m’u perballe me te, me zgjidhje e rrjedhimisht me kriju kushte per trafik pa droje se mund te demtohen automjetet. A ka kush qe mundet me bo zgjidhje nese kryetari Ahmeti nuk mundet??”, ka shkruar ai.
Për këtë ai ka kërkuar nga kryetari i Prishtinës që të reagojë.
Postimi i plotë në Facebook: