Kryetari i koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq, ka thënë se synimi i tyre është një qeveri e përbërë nga ekspertë, ku do të përfaqësohen nga njerëz profesionistë e dinjitozë.
“Kushti i koalicionit tonë është një qeveri eksperte, që ne të përfaqësohemi nga njerëz profesionistë, dinjitozë. Regjimi do të bëjë gjithçka, mafia do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Ata do të përpiqen në çdo mënyrë të shkaktojnë incidente. Detyrimi ynë është të tregojmë mençuri, përgjegjësi, u shpreh ai.
Në një intervistë për gazetën serbe Kurir ai foli edhe për faktin se në Mal të Zi e quajnë “çetnik shqiptar”, transmeton Reporteri.
Abazoviq ka thënë se ndihet mirë si kur e sulmojnë, ashtu edhe kur e vlerësojnë.
“Ndihem gjithmonë mirë, si kur më vlerësojnë, ashtu edhe kur më sulmojnë. “Cetniku Shqiptar” është bërë sinonim i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe unë jam i lumtur që shumë njerëz që shumë njerëz Malazezë dhe Serbë tani kanë filluar të thonë: “Unë jam një Çetnik Shqiptar.” Nëse Cetniku Shqiptar është sinonim i ndryshimit, le të mbetet pjesë e kësaj fushate”, u shpreh ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.