×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Likaj e pranon: Fillimi i mësimit në veri u bë sipas plan programit të Qeverisë së Serbisë

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 12:37

    Shkollat në komunat serbe në Kosovë, më 1 shtator kanë filluar vitin e ri shkollor përmes mësimit online, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit të Serbisë.


    Këtë e ka konfirmuar sot edhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj, i cili thotë se ka informacione se institucionet që janë në komunat veriore kanë nisur mësimin edhe pse autoritetet qendrore kanë vendosur që një gjë e tillë të mos bëhet deri më 14 shtator.

    Për këtë, Likaj tha se është politikë 20 vjeçare dhe se nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshime me shkop magjik.

    “Ministria e Arsimit, Qeveria e Kosovës është qeveri e të gjithë qytetarëve të saj. Ne kemi marrë informacione se ata kanë filluar mësimin online. Kjo është politikë 20 vjeçare, e cila nuk është zgjidhur. Ne nuk e kemi shkopin magjik. Jemi duke e bërë më të mirën edhe për ta”, u shpreh ai, gjatë vizitës ne shkollën ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë, së bashku me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe drejtoreshën e DKA-së në Prishtinë, Shpresa Shala, panë nga afër përgatitjet që po bëhen në këtë institucion për fillimin e vitit të ri shkollor, shkruan Reporteri.net.

    Likaj ka njoftuar se në 30 komunat e Kosovës po bëhen përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe se pjesa dërrmuese e tyre janë duke punuar maksimalisht në këtë aspekt. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!