Sekretari i Shtetit i SHBA, Mike Pompeo ka bërë thirrje për “uljen e tensioneve” në Mesdheun lindor.
Kreu i diplomacisë amerikane u bëri thirrje sot Greqisë dhe Turqisë të “ulin tensionet” në mënyrë që të ndalojnë përshkallëzimin e situatës në Mesdheun lindor.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve të marrin një hap për të ulur tensionet dhe për të filluar bisedime diplomatike mbi konfliktet në Mesdheun lindor,” i tha ai një konference shtypi.
Lidhur me heqjen e pjesshme të embargos mbi shitjet e armëve në Qipro, Pompeo tha:
“Ne e dimë që ky vendim u njoftua ndërsa tensionet ndërsa përshkallëzoheshin në Mesdheun lindor, por ne menduam se ishte ajo që duhej bërë dhe unë vendosa të shkoj më tej,” tha diplomati amerikan sot.
Lidhur me bisedën e Presidentit të SHBA Donald Trump me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, si dhe me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Pompeo tha:
“Ata duhet të ulen së bashku dhe të fillojnë bisedimet për të gjitha këto dhe të gjejnë zgjidhje diplomatike. Është e padobishme të rriten tensionet ushtarake në rajon, kjo mund të çojë vetëm në gjëra negative,” këmbënguli Pompeo.