×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti: S’do të ketë marrëveshje përfundimtare në SHBA, e lëre më të keqe

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 21:35

    Ish-ambasadori i Kosovës në Britani, Muhamet Hamiti, ka folur për takimin e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    Hamiti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se nuk pret që në Shtëpinë e Bardhë të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes palës kosovare dhe asaj serbe.

    Sipas tij, në takimin e ndërmjetësuar nga këshilltarët e presidentit Donald Trump nuk pritet të arrihet as ndonjë marrëveshje e keqe për Kosovën.

    “S’do të ketë marrëveshje përfundimtare në SHBA, e lëre më të keqe”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!